📸 A ke pasion fotografinë dhe dëshironi të fitosh kufje pa tela? A dëshiron të shprehësh kreativitetin dhe të promovosh kulturën dhe komunitetin tënd? 💡✨
Të ftojmë të marrësh pjesë në konkursin e fotografisë me temën “Kultura ime përmes objektivit”!
Shkrepe një fotografi në këtë temë dhe dërgoje në Institutin për të Drejtat e Njeriut. Tre fotografitë më të mira do të shpërblehen me kufje pa tela – Apple AirPods! 🎁 🎧
TEMA E KONKURSIT
Tema kryesore e konkursit është “Kultura ime përmes objektivit”. Qëllimi i këtij konkursit është të inkurajojë nxënësit e shkollave të mesme të prezantojnë në mënyrë krijuese një pjesë të traditave dhe vlerave të tyre kulturore.
Këtu janë disa tema të sugjeruara që mund t'ju frymëzojnë:
➡️"Qyteti im përmes objektivit" – fotografi e monumenteve, rrugicave, parqeve ose objekteve të qytetit tuaj që reflektojnë frymën kulturore dhe trashëgiminë e tij.
➡️"Traditat familjare" – fotografi që paraqet një moment nga një traditë ose zakon familjar, si një darkë e përbashkët, dekorime festive ose skena nga një festë që përcjell frymën e familjes.
➡️"Zanatet dhe artet nga zona ime" – fotografi e zejtarëve lokalë, produkteve të tyre ose skena që tregojnë mënyrën tradicionale të punës dhe shprehjen artistike karakteristike për zonën e tyre.
➡️"Ritmi i trashëgimisë sonë kulturore" – fotografi nga ngjarje me muzikë ose vallëzim tradicional, si festivale, festa familjare ose momente që pasqyrojnë rrënjët kulturore përmes muzikës dhe vallëzimit.
➡️"Gjuhët e bashkimit" – fotografi nga jeta e përditshme ku përdoren gjuhë të ndryshme, p.sh., mbishkrime të dyqaneve, biseda midis brezave të ndryshëm ose ngjarje shumkulturore që tregojnë vlerat e përbashkëta.
Konkursi nuk është i kufizuar vetëm në këto pesë tema të sugjeruara. E rëndësishme është që fotografia të jetë e frymëzuar nga tema kryesore e konkursit.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Ky konkurs është i hapur vetëm për nxënësit e shkollave të mesme. 🏫
CILAT FOTOGRAFI KUALIFIKOHEN PËR TË FITUAR ÇMIMIN?
➡️Fotografia duhet të përputhet me temën kryesore të konkursit;
➡️Fotografitë duhet të jenë krijim origjinal i nxënësve;
➡️Fotografia mund të realizohet me kamera digjitale ose telefon;
➡️Fotografia duhet të jetë me rezolucion të lartë, minimumi 1181 x 1772 piksel;
➡️Fotografia duhet të dërgohet në formatin PNG ose JPG.
Të gjitha fotografitë do të vlerësohen bazuar në këto kritere. Fotografitë që i plotësojnë kushtet do të publikohen në faqen e internetit dhe rrjetet sociale të Institutit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vetëm tre fotografitë më të mira do të shpërblehen me kufje pa tela Apple AirPods.
SI TË APLIKONI?
Dërgoni fotografinë tuaj digjitale në adresën e email-it marija.chekredji@ihr.org.mk me titull “Fotografi për konkurs nga [shkruaj EMRIN DHE MBIEMRIN TËND]”.
Mos harroni që fotografia duhet të jetë me rezolucion të lartë (minimum 1181 x 1772 piksel) në formatin PNG ose JPG. Së bashku me fotografinë, ju lutemi na dërgoni edhe këto të dhëna:
➡️Emrin dhe mbiemrin;
➡️Shkolla e mesme;
➡️Klasa;
➡️Qyteti;
➡️Një përshkrim i shkurtër i frymëzimit pas fotografisë dhe se si ajo lidhet me temën kryesore të konkursit.
❗❗ Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2024. ❗❗
✨ Apliko tani dhe shfaqe talentin tënd! 📸
-----------------------
Ky aktivitet është pjesëe e projektit "Aktivizmi i të rinjve për një shoqëri inkluzive" i Institutit për të Drejtat e Njeriut zbatohet në kuadër të projektit "Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor", i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).