✍️ Dëshiron të shkruash tekste dhe të fitosh 6000 denarë? Dëshiron të kontribuosh në nxitjen e një shoqërie përfshirëse? Ke ndonjë ide për nxitjen e multikulturalizmit në vendin tonë? 💡💭
🖹 Shkruaj një blog mbi këtë temë dhe dërgoje në Institutin për të Drejtat e Njeriut. Autorët e blogjeve të përzgjedhura do të marrin kompensim prej 6.000 denarë.
TEMA E THIRRJES
Tema kryesore e thirrjes për blogje është avancimi i një shoqërie multietnike dhe promovimi i multikulturës në vendin tonë.
Ja disa sugjerime temash që shpresojmë se do t'ju frymëzojnë:
➡️ Arsimi si mjet për nxitjen e multikulturalizmit dhe tolerancës - si sistemi arsimor mund t'i nxisë nxënësit të vlerësojnë diversitetin kulturor dhe të kontribuojnë në bashkëjetesën harmonike;
➡️ Nismat rinore për nxitjen e tolerancës dhe bashkëpunimit ndëretnik - roli i të rinjve në ndërtimin e respektit dhe mirëkuptimit midis bashkësive të ndryshme etnike nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta;
➡️ Historia dhe zhvillimi i shoqërisë multietnike në shtetin tonë - ngjarje historike që ndikuan në diversitetin etnik dhe kulturor në vend;
➡️ Feja dhe shoqëria multietnike: respektimi i besimeve të ndryshme fetare - fetë e ndryshme në shtetin tonë dhe si kontribuojnë ato në ndërtimin e një shoqërie multikulturore dhe tolerante;
➡️ Multikultura në art, muzikë she traditat - trashëgimia kulturore e grupeve të ndryshme etnike nëpërmjet muzikës, artit dhe traditave, me theks në bashkëjetesën dhe shkëmbimin e vlerave kulturore;
➡️ Roli i medias në ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe gjithëpërfshirëse - si mund të luajnë mediat një rol kyç në nxitjen e shembujve pozitivë të bashkëpunimit ndëretnik.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Kjo thirrje është e hapur vetëm për nxënësit e shkollave të mesme.
CILAT BLOGJE DO TË PUBLIKOHEN DHE DO TË FITOJNË 6.000 DENARË?
➡️ Grupi i synuar: Autorët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme.
➡️ Diversiteti gjuhësor: Blogu duhet të shkruhet në gjuhën maqedonase, shqipe, turke apo rome.
➡️ Fokusi tematik: Tema e blogut duhet të jetë në përputhje me temat e mësipërme.
➡️ Origjinaliteti: Blogu duhet të jetë vepër origjinale e autorit, pa plagjiaturë.
➡️ Gjatësia e tekstit: Blog duhet të jetë midis 800 dhe 1.000 fjalë.
➡️ Cilësia e përmbajtjes: Blogu duhet të shkruhet qartë, me qëndrime mirë të argumentuara, dhe të nxisë tolerancën dhe përfshirjen.
Të gjitha blogjet do të shqyrtohen bazuar në këto kritere, dhe tekstet e autorëve të përzgjedhur do të botohen në Platformën për të Drejtat e Njeriut të Institutit të të Drejtave të Njeriut dhe do të shpërblehen me 6.000 denarë.
SI TË APLIKONI?
Dërgo blogun tënd në adresën e emailit marija.chekredji@ihr.org.mk me subjekt "Aplikimi për blog i [shkruaj EMRIN DHE MBIEMRIN]".
Blogu duhet të paraqitet si dokument WORD. Së bashku me blogun, mos harroni të na dërgoni disa informacione bazë për ju. Në email, shkruaj:
➡️ Emrin dhe mbiemrin
➡️ Shkollën e mesme
➡️ Klasën
➡️ Qytetin
❗❗Afati i aplikimit është 21 tetor 2024.❗❗
Numri i blogjeve që mund të publikohen është i kufizuar, pra dërgo blogun tënd sa më shpejt! ⌛📨
Mos e humb këtë mundësi për të ndarë vizionin tënd dhe për të kontribuar në ndryshime pozitive shoqërore! 🌍
-----------------------
Ky aktivitet është pjesëe e projektit "Aktivizmi i të rinjve për një shoqëri inkluzive" i Institutit për të Drejtat e Njeriut zbatohet në kuadër të projektit "Mbështetja e BE-së për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor", i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).