publications-bg

Publikime

publication-img

RAPORTI I PARË I MONITORIMIT MBI ZBATIMIN E QASJES SË BAZUAR NË TË DREJTAT E NJERIUT DHE KUFIZIMET QË DALIN NGA KRIZA KOVID-19

Повеќе
publication-img

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përvoja dhe Perspektiva

Повеќе
publication-img

RAPORT PËR PUNËN E GJYKATËS KUSHTETUESE 3

Повеќе
publication-img

RAPORT PËR PUNËN E GJYKATËS KUSHTETUESE

Повеќе
publication-img

Protokolli i përbashkët për implementimin dhe punën e unifikuar në Sektorin e Drejtësisë

Njëri nga segmentet e shoqërisë maqedonase të cilët një periudhë të gjatë kohore janë objekt i monitorimit, analizës dhe reformave të numërta konsiston me sistemin e jurisprudencës. Kjo, veçanërisht nga aspekti i sigurimit të realizimit, promovimit dhe mbrojtjes më efikase të të drejtave dhe lirive të njeriut. Statusi i nëpunësve gjyqësorë ishte rregulluar me aktet e përgjithshme normative për marrëdhëniet e punës deri në vitin 2000 kur në fuqi hyri Ligji për nëpunësit shtetërorë. Shërbimi gjyqësor si një lloj i veçantë i shërbimit administrativ, për herë të parë është rregulluar në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ligjin për shërbimin gjyqësor i cili e përcaktoi statusin, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e nëpunësve gjyqësorë dhe e vendosi sistemin e pagave dhe të kompensimeve të pagave. Modeli i vendosur i këtillë i respektimit të specifikave të punës së shërbimit gjyqësor rezultoi me rezultate pozitive dhe mori notë pozitive nga administrata gjyqësore. Çështjet që kanë të bëjnë me statusin e të punësuarve në sektorin publik dhe me nëpunësit administrativë ishin rregulluar me dy ligje të përgjithshëm – Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë. Menjëherë, pas miratimit të ligjeve të rinj të cilët e trajtojnë statusin e të punësuarve në sektorin publik dhe të nëpunësve administrativë, menjëherë iu qas harmonizimit të më shumë se 30 ligjeve materiale, në lidhje me statusin e të punësuarve në institucionet e sektorit publik. Në kuadër të këtij procesi të harmonizimit të ligjeve të veçantë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë, në vitin 2014 u miratua Ligji i ri për shërbimin gjyqësor i cili në vetvete i ngërthen zgjidhjet e njëjta ligjore nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për nëpunësit administrativë. 

Повеќе
publication-img
21.04.2021

Analiza e Kuadrit ligjor nacional dhe komparativ relevant për parandalimin e korrupsionit

Повеќе
publication-img

RAPORT PËR PUNËN E GJYKATËS KUSHTETUESE

Повеќе
publication-img

Analiza funksionale e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Повеќе
publication-img

Raporti i pestë i monitorimit për punën e Avokaturës së Shtetit të Republikës së RMV-së

Повеќе
publication-img
16.12.2020

GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Повеќе
publication-img

MANUAL PËR MËSIMDHËNËS PËR ZBATIMIN E SENSITIVITETIT GJINOR NË ARSIMIN FILLOR

Повеќе
publication-img

DISKRIMINIMI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT: kuadri ligjor, sfidat dhe perceptimi i bazave të diskriminimit

Повеќе
publication-img

ANALIZË E PRANISË SË STEREOTIPEVE GJINORE NË MATERIALET MËSIMORE NË SHQIP ME REK OMANDIME PËR VENDIMMARRËSIT

Повеќе
publication-img

ANALIZË E PRANISË SË STEREOTIPEVE GJINORE NË MATERIALET MËSIMORE NË MAQEDONISHT ME REKOMANDIME PËR VENDIMMARRËSIT

Повеќе
publication-img
21.09.2020

ZBATIMI I QASJES SË BAZUAR MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË ORGANIZATAT QYTETARE

Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut në kuptimin metodologjik është kornizë qëllimi i së cilës është përfshirja e të drejtave të njeriut në të gjitha programet, projektet dhe aktivitetet zhvillimore. Kjo qasje theksin e vë mbi realizimin e të drejtave, në vend se mbi kënaqjen e nevojave të grupeve vulnerabile në shoqëri. 

Metodologjia e Zbatimit të qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut (QBDNj) fillimisht iu dedikua organizatave qytetare. Zbatimi i QBDNj nuk duhet të përfshijë një mënyrë të punës plotësisht të re, por duhet të bazohet në planifikimin sistematik dhe inkluziv dhe në implementimin e projekteve dhe programeve, çdoherë duke e përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet e punës.

Повеќе
publication-img
21.09.2020

ZBATIMI I QASJES SË BAZUAR MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË SEKTORIN E BIZNESIT

Respektimi i të drejtave të njeriut është përgjegjësi e çdo pronari/e dhe udhëheqësi/es të kompanisë. Sot, thuaja se të gjitha kompanitë punësojnë punëtorë, kanë furnizues dhe partnerë afaristë jashtë vendit, përfshirë këtu edhe nga vendet e njohura sipas nivelit të ulët të respektimit të të drejtave të njeriut, të cilët ofrojnë një spektër të produkteve dhe shërbimeve, të cilat, përveç përfitimeve pozitive, mund edhe të keqpërdoren në cenimin e të drejtave të njeriut. Për shembull, industria e transportit dhe turizmit shpeshherë keqpërdoren për trafikim me qenie njerëzore. Shërbimet e telekomunikacionit, përveç që i ndërlidhin njerëzit, shpeshherë përdoren për cenimin e të drejtave të privatësisë dhe lirisë së lëvizjes. Së këtejmi, identifikimi i rreziqeve kryesore lidhur me të drejtat e njeriut, inkorporimin dhe zbatimin e politikave dhe masave të cilat do të sigurojnë se kompania i respekton të drejtat e njeriut, në nivel ndërkombëtar bëhen rregullisht të aksesshme në menaxhimin e biznesit.

Kjo Metodologji e mundëson zbatimin e harmonizuar të qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe Parimeve udhëzuese të biznesit dhe të drejtave të njeriut. Nga njëra anë, ajo u dedikohet bizneseve të cilët e zbatojnë, dhe nga ana tjetër organizatave qytetare dhe institucioneve të cilat mund të ushtrojnë monitorim dhe mbështetje për zbatimin e saj.

Повеќе
publication-img
21.09.2020

ZBATIMI I QASJES SË BAZUAR MBI TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKAT DHE PROCESET PROGRAMORE TË INSTITUCIONEVE

Metodologjia e zhvilluar dhe indikatorët e prezantuar në vijim janë dedikuar për përdorim nga të punësuarit në organizata të ndryshme të pushtetit të përfshirë në cilëndo qoftë nga fazat e përshkruara më poshtë, pavarësisht nivelit në të cilin janë në strukturën organizative. Megjithatë, implementimi i QBDNj është kompleks dhe operacion ekipor, i cili përfshinë shumë përfaqësues të pushtetit, përkatësisht të autoriteteve, si dhe faktorë të tjerë shtetërorë dhe joshtetërorë. Edhe pse ka mbivendosje të konsiderueshme midis implementimit të QBDNj në politikat dhe programimin, nga njëra anë, dhe ofrimit të shërbimeve, nga ana tjetër, publikimi kryesisht i dedikohet të parës. Qasja metodologjike për implementimin e QBDNj sa i përket dhënies së shërbimeve duhet të zhvillohet në mënyrë plotësuese, duke i pasur parasysh specifikat e shumta të realizimit të të drejtave të njeriut gjatë ofrimit të shërbimeve publike. Nga aspekti i ofrimit të shërbimeve publike, në linjë me QBDNj, ky publikim thjeshtë mund të përdoret si pikë referimi.

Повеќе
publication-img
publication-img

Doracak për themelimin dhe zhvillimin e mikro-ndërmarrjeve të grave

Për të përmbushur nevojat praktike të grave sipërmarrëse ekzistuese dhe për të inkurajuar gratë e tjera në biznes, ky doracak ofron këshilla juridike cilësore për pyetjet e bëra shpesh në lidhje me të drejtat dhe detyrimet në krijimin dhe kryerjen e veprimtarive afariste, taksat, inspektimet dhe kontrollet, marrëdhëniet e punës dhe sigurimet pensionale dhe shëndetësore, mbështetje financiare, prokurim publik dhe korrupsion.

Повеќе
publication-img

Raporti i katërt i monitorimit për punën e Avokaturës së Shtetit të RMV

Повеќе
publication-img

ANALIZË E CILËSISË SË REFORMAVE QË KANË TË BËJNË ME ZGJEDHJEN, ZGJEDHJEN NË GJYKATË MË TË LARTË DHE SHKARKIMIN E GJYKATËSVE

Gjykatësit si bartës të pushtetit gjyqësor janë mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ata janë garantuesit më të lartë të mbrojtjes së sundimit të së drejtës. Ata janë zbatuesit e legjislacionit, shpërndarësit e drejtësisë dhe kreator të praktikës gjyqësore dhe si të tillë janë të detyruar ta rruajnë vendosmërinë e shtetit dhe gjyqësorit për të mbrojtur demokracinë e bazuar në sundimin e ligjit dhe promovimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në ushtrimin e funksionit gjyqësor është e nevojshme të sigurohen kushte të tilla të cilat do të garantojnë pavarësi thelbësore të gjykatave si dhe pushtetit gjyqësor, por dhe pavarësinë individuale, paanshmërinë, cilësinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqtarëve gjatë vendosjes së lëndëve konkrete.

Повеќе
publication-img

RAPORTI I TRETË I MONITORIMIT PËR PUNËN E AVOKATURËS SË SHTETIT NË RMV

Projektin “Bashkë në luftë kundër korrupsionit” e implementon SKUP, si bartës, dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) dhe Medium, si partnerë, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të sektorit qytetarë për realizimin e rolit monitorues të punës së autoriteteve shtetërore, me qëllim të ushtrimit të ligjshëm dhe transparent të funksionit, parandalimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe parandalimit të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Projekti është në vitin e dytë të implementimit.

Повеќе
publication-img

METODOLOGJIA PËR MONITORIMIN E NDRYSHIMEVE NË LEGJISLACION DHE NDIKIMI I TYRE NË GJYQËSOR

Me miratimin e Strategjisë për reformë në sektorin e jurisprudencës, për periudhën kohore 2017- 2022, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut manifestoi përcaktim të qartë për harmonizimin e plotë të legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Evropian në pjesën e sistemit të jurisprudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Qeveria, me këtë Strategji vendosi një skicë të plotë me të cilën u identifikuan dobësitë ekzistuese sistematike dhe funksionale të sektorit të jurisprudencës të cilat, në periudhën e kaluar, kanë lënë gjurmë të mos funksionalitetit dhe jokonsistencës dhe propozoi masa me të cilat në të ardhmen të njëjtat duhet të tejkalohen, të minimizohen dhe të parandalohen. Dobësitë e detektuara manifestuan negativitete të numërta në aspekt të zbatimit selektiv të drejtësisë, mosndëshkimit dhe shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Повеќе
publication-img

Raporti i dytë i monitorimit për punën e Avokaturës së Shtetit në RMV

Повеќе
publication-img
07.10.2019

MANUAL PËR APLIKIMIN E QASJES SË BAZUAR NË TË DREJTAT E NJERIUT

Realizimi i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor i të gjithë qenieve njerëzore qëndron në thelbin e konceptit të të drejtave të njeriut, duke vënë individin në qendrën e vëmendjes. Kuptimi i parimeve dhe procedurave të të drejtave të njeriut ua mundëson njerëzve të marrin pjesë në vendimet shoqërore, të cilat ndikojnë në jetët e tyre për të vepruar në drejtim të zgjidhjes së konflikteve, përmirësimit të standardeve jetësore dhe mundësimit të një ambienti të prosperitetit.

Komunitetet, qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të përballen me sfidën për luftimin e parimeve bazë të shkeljes së të drejtave të njeriut, që çojnë drejt diskriminimit, margjinalizimit, përjashtimit social dhe qasjes dhe shpërndarjes jo të drejtë të përfitimeve nga mallrat dhe shërbimet publike. Këtu, qasja e bazuar në të drejtat e njeriut në kuptimin e zhvillimit, po bëhet relevante.

Повеќе
publication-img

ANALIZA THEMELORE E PUNËS SË KËSHILLIT GJYQËSOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kjo analizë themelore e punës së Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë u hartua në kuadër të Projektit “Monitorimi i rritur publik mbi punën e Këshillit Gjyqësor të RM” të realizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut me mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Shkup. Analiza ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor të RM (në tekstin në vijim KGJRM).

Повеќе
publication-img

Raporti i parë i monitorimit për punën e Avokaturës së Shtetit në RM

Повеќе